1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

APK-ja krijon aplikacione online për raportim të korrupsionit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), është në fazën finale të dy aplikacioneve online, të cilat do të ju mundësojnë qytetarëve që në kohë reale të raportojnë raste e korrupsionit në të cilat ata hasin.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, i cili ka thënë se kjo agjenci është duke punuar në këto platforma për të ngritur cilësinë dhe transparencën e punës së kësaj agjencie.

Buleshkaj ka thënë se janë duke punuar edhe në rritjen e numrit të punëtoreve në Agjenci, pasi sipas tij, zyrtarët aktual janë të ngarkuar me shumë se 200 raste në vit.

“Si agjenci jemi duke punuar në disa drejtime për t’i përmirësuar shërbimet tona. E para jemi duke punuar në ngritjen e kapaciteteve tona, këtë vit na janë lejuar 15 pozita shtesë si agjenci. Jemi me kërkesë që vitin e ardhshëm t’i kemi edhe 10 pozita në mënyrë që edhe verifikimi të bëhet me i saktë e në mënyrë komode sepse ka zyrtarë që janë të ngarkuar me shumë se 200 raste në vit. Në qoftë se i shumëzojmë për familjarë atëherë i bije që ka numër ekstrem të rasteve. Jemi duke u mundura që ta korrektojmë sa më shumë cilësinë, por në anën tjetër zyrtarët nuk munden pafundësisht të punojnë edhe pas orarit të punës që ta mbërrijnë afatin ligjor. Kemi kërkuar staf shtesë, po shpresojmë që do ta pranojnë”, ka deklaruar ai.

Buleshkaj ka thënë se aplikacioni i parë në të cilin është duke u punuar, për raportim të korrupsionit nga ana e qytetarëve, është i modelit korean dhe se ai është duke u zhvilluar me përkrahjen e qeverisë së Koresë së Jugut, përmes UNDP-së në Seul dhe UNDP-së në Kosovë.

Ai ka shpjeguar edhe formën se si funksionon kjo platformë, duke shtuar se raportuesi në këtë aplikacion mund të mos e zbulojë identitetin e tij.

“Jemi duke zhvilluar edhe aplikacione për raportimin e korrupsionit të cilat janë të zhvilluara në modelin e Koresë së Jugut, i cili është një model mjaftë i avancuar i quajtur ‘Portali i Pastër’, ku secili qytetarë i Koresë mund të raportoj çfarë do shkelje, qofshin ato shkelje etike, administrative, penale e të tjera. Pastaj agjencia e tyre, i shqyrton nëse bien në mandatin e tyre i heton, e në qoftë se jo i përcjell tekë institucionet tjera. Edhe ne jemi në proces të zhvillimit të një platforme të tillë, kjo zhvillohet me përkrahjen e qeverisë së Koresë së Jugut, përmes UNDP-së në Seul dhe UNDP-së në Kosovë. Jemi duke zhvilluar një aplikacion i cili shumë shpejt do të vihet në funksion, i cili është i ngjashëm më atë Korean. Në këtë mënyrë secili qytetar mund të raportoj në mënyrë elektronike në çdo kohë shkeljet që mund ti vërejnë, e pastaj ato klasifikohen të ne dhe nëse bien ne mandatin e Agjencisë në zhvillojmë hetimin. Ky portal e ngrit edhe cilësinë e punës dhe transparencën e punës së Agjencisë. Secila palë që raporton rastin që në mënyrë elektronike ta përcjell se në çfarë hapi gjendet rasti i raportuar”, ka thënë ai.

Drejtori i APK-së ka thënë se janë duke punuar edhe në platformën e dytë, ku qytetarët mund të raportojnë më zë rastet 24 orë në ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img