Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thotë se kursimi i ujit të pijshëm në stinën e verës duhet të jetë i veçantë.
Sipas KRU-së, ky shpenzim duhet të jetë racional dhe i nevojshëm.
“Ruajtja dhe mbrojtja e burimeve ujore e domosdoshme në çdo stinë, me theks të veçantë në muajt qershor/ korrik/ gusht. Shpenzimi racional i ujit mëse i nevojshëm”, apelon kompania, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, kompania tregon se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është nën nivelin e kapërderdhjes.
“Brenda tre ditëve të fundit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës rritet për 73 cm, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit nuk ka ndryshim që nga java e kaluar. Batllava sot është 3.77 metër nën nivelin e kapërderdhjes”, tregon kompania.