2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Apeli vendos për ankesat e tre të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës në rastin e dëbimit të shtetasve turq

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës të Driton Gashit, Valon Krasniqit dhe Rrahman Sylejmanit, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e dëbimit të shtetasve turq.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtëtuar, ndërkaq pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pa bazura kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkelejeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Te pandehurit D.G. dhe V.K. po dyshohen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së, ndërsa i pandehuri RR.S. për shkak të veprës penale Keqpërdorimi I pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së dhe për veprën penale Privimi i kundërligjëshme i lirisë nga neni 196 paragrafi 3 të KPK-së”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Gashi në atë kohë ishte shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Valon Krasniqi ishte drejtor në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe Rrahman Sylejmanin, drejtor i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare në Kosovë.

Komunikata e plotë:

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesat në rastin e të pandehurve D.G., V.K. dhe RR.S.

Prishtinë, 11.08.2021 – Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur lidhur me ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe anksën e avokatëve mbrojtës, në çështjen penale kundër të pandehurve D.G., V.K. dhe RR.S.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtëtuar, ndërkaq pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pa bazura kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkelejeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Te pandehurit D.G. dhe V.K. po dyshohen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së, ndërsa i pandehuri RR.S. për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i

pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së dhe për veprën penale Privimi i kundërligjëshme i lirisë nga neni 196 paragrafi 3 të KPK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img