Gjykata e Apelit në Prishtinë ka liruar nga aktakuza Emin Beqirin ish-Drejtor i Krimeve Ekonomike i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Betimi për Drejtësi” shkruan se për dallim prej Beqirit, Gjykata ka kthyer lëndën në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të akuzuarin tjetër Rrahim Hashimi i njohur në publik si sekseri.
Rasti “Sekseri” ishte aktivizuar pas raportimeve të medieve rreth 1 vit më pare, ku ishin publikuar dëshmi dhe audioincizime që pretendohej se Emin Beqiri, ish- drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës së bashku me Rrahim Hashimin, i cili edhe ishte arrestuar, kërkonte para për mbylljen e një hetimi. Sipas raportimeve dhe më vonë aktakuzës, Beqiri takohej shpesh me sekserin për ta mbyllur këtë rast.