Site icon PrishtinaPress

Apeli iu thotë “JO” 20 personave që u paraqiten si viktima në procesin e Thaçit dhe të tjerëve

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po gjykohen për krime të luftës në Hagë.

Më 3 prill edhe zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj tyre, e duket se ata tani e kanë korrur një sukses.

Thaçi dhe të tjerët kanë triumfuar ndaj Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave, ku kjo e fundit është ankuar në Dhomat e Apelit, pasi 20 personave u ishte refuzuar statusi i viktimës.

Ata ishin refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të 2022-tës, për të qenë pjesëmarrës në proces si viktima.

Por, të njëjtit kanë marrë edhe një “JO” nga Dhomat e Apelit.

Atyre iu është refuzuar në tërësi edhe ankesa në Apelin e Speciales.

Vendimi ishte marrë më 26 prill./PrishtinaPress/

Exit mobile version