Site icon PrishtinaPress

Apeli i Gani Dreshajt për daljen e diasporës tonë në Zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga 23 deri 26 maj

Javën e ardhshme në mes datave 23-26 maj 2019, qytetarët e 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 751 eurodeputetë që do t’i perfaqësojnë 512 millionë banorë të BE-së në pesë vitet e ardhshme.

Pavarësisht sfidave me të cilat BE është duke u ballafaquar si : Brexi-ti, kerkesa e shume shteteve anëtare për ta reformuar BE-në si dhe rritja e partive të ekstremit te djathtë, BE mbetet edhe më tutje demokracia më e avansuar, fuqi ekonomike si dhe së bashku me SHBA-në promotor e gardian i rendit të demokracise liberale në gjithë globin, gjë per të cilën edhe Kosova është e percaktuar.

Këto zgjedhje jo vetëm që do ta percaktojnë te ardhmen e BE-së dhe drejtimin në të cilin Evropa do të rrugetojë në pese vjetëshin e ardhshëm por rendesi te veçantë do te kenë edhe për shtetet e Ballkanit Perendimor, politikat e zgjerimit si dhe përfshirjes së këtyre shteteve në BE.

Kosova është një nga gjashtë shtetet që e ka objektiv të vetin antarsimin në BE. Duke qenë se jemi ende duke pritur që qytetarët tanë të kenë të drejtën të levizin lirshem pa viza në Zonen Schengen si dhe te aplikojmë per statusin kandidat, këto zgjedhje do të jenë më tepër të rëndesishme dhe do ta definojnë edhe gjithë procesin para neve.

Ne këtë periudhë roli i diasporës kosovare do të vazhdojë të mbetet më tepër se sa i rendesishem. Gjeneratat e reja në numër janë duke u perfshirë aktivisht në jetën politike të partive në BE.

Ne tani më kemi edhe kandidatë per eurodeputet me origjinë nga Kosova qe jetojnë ne keto vende, si dhe të tjerë qe janë në nivele nacionale kandidate dhe e lehtesishtë në zgjedhjet e ardhshme do të mund të kandidonin për Parlamentin Evropian.
Diaspora kosovare, shumica e tyre, rrethe 70% jetojnë në vendet gjermanofolese(Gjermani, Austri), por edhe në Slloveni, Suedi, Francë, Belgjikë, etj.

Roli i tyre në këto zgjedhje është më tepër se sa i rëndesishem edhe për faktin se ata me votën e tyre mund të kontribojnë drejperdrejt tek te përzgjedhurit e tyre për interesat e shtetit ku tani më janë qytetarë me të drejta te plota.

Poashtu ta ndihmojnë Kosovën duke ndërtuar partneritet me secilin europarlamentarë të zgjdhur dhe i cili do te ishte zëri i Kosovës në Parlamentin Evropian.

I kontaktuar nga redaksia, Deputeti i Kuvendit te Kosovës, Gani Dreshaj qe njeherit eshte edhe shtetas gjerman, flet per rëndesinë që këto zgjedhje e kanë dhe apelon tek qytetarët tanë që jetojnë në Gjermani por edhe në vendet tjera që të dalin në votime, ta shfrytezojnë mundesinë që u jipet për të ardhmen e tyre por edhe të vet Kosovës.

‘’Qytetaret me origjinë nga Kosova qe jetojnë në Gjermani por edhe në shtetet tjera të BE-se duhet të dalin dhe votojnë për partitë evropiane që jane pro demokracisë liberale, parti të qendrës të cilat e kanë ndihmuar Kosovën kur ajo ka pas me se shumti nevojë dhe vazhdojnë ta ndihmojnë edhe tani në avansimin e demokracisë, progresin drejt integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Nese ne kemi pas nevojë që Gjermania t’i hap dyert për qytetarët tanë, tani ka ardhë koha që ne të kontribojmë me voten tonë në politikat e BE-së që drejtperdrejt do të kenë ndikim në rajon dhe Kosovë. Me votën tonë t% kontribojmë qe ta ndalim rritjen e partive të ekstremit të djathtë të cilat do ta vënin në pikpytje, madje edhe shtetesinë e Kosoves. BE-ja dhe Kosova kane nevoje per partneritet dhe kjo mund te arrihet me ‘’kontraten’’ qe votuesi jone dhe eurodeputetet e ardhshem do ta bejne me daljen ne votimet e majit 2019, prandaj apeloj tek te gjithe qytetaret tane qe kete te drejte ta shfytezojne. Kosova eshte ne rrugtimin drejt BE-se dhe kete rrugtim duhet ta ndertojme ne bashkpunim me aleatet tane evropian.’’- ka thënë Gani Dreshaj.

Exit mobile version