-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Apeli e ktheu në rigjykim çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, caktohet shqyrtimi gjyqësor

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 shkurt 2023, i kishte dënuar me 40 vite burgim (së bashku), katër të akuzuarit E.R., Xh.S., G.R., dhe G.J., ndërsa Sh.K., ishte liruar nga akuza.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila konfirmoi se shqyrtimi fillestar është caktuar më 22 shtator 2023.

Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se rasti në fjalë është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor me datë 22 shtator 2023 në ora 09.00. Seanca është e mbyllur për publikun sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur”, konfirmoi Gashi.

Ndryshe, Themelorja me rastin e shpalljes së aktgjykimit, kishte njoftuar se ka bërë rikualifikimin e veprave penale për të pandehurit, duke thënë se s’ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim, i mituri Xh.S., ishte shpallur fajtor për “Dhunim” dhe ishte dënuar me 8 vite burgim, i mituri G.R., ishte shpallur fajtor për “Dhunim”, “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi” dhe Ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit, duke u dënuar me 9 vite burgim.

I mituri G.J ishte shpallur fajtor për “Dhunim” dhe “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”, duke u dënuar me 8 vite burgim, ndërsa i akuzuari Sh.K., ishte liruar nga akuza për veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e kishte hudhur poshtë aktakuzën ndaj pesë të akuzuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në gusht të vitit 2022. Mirëpo, Apeli kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke anuluar vendimin e Themelores dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.

Po ashtu, Themelorja kishte hudhur poshtë aktakuzën ndaj tre të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve: G.R., G.J., Xh.S, të akuzuar për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një komunikate për media nga kjo Prokurori, ku thuhej se të akuzuarit gjenden në paraburgim.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, thuhej se njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

“Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhej tutje,

Kurse, më 21 dhjetor 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore: B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S., të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img