Paneli i Gjykatës së Apelit ka bërë me dije se ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen kundër ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Përmes një njoftimi për media thuhet se vendimi do të shpallet më 14 dhjetor 2023 në në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Më 14 dhjetor 2023, do të shpallet vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vite burgim
“Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e Aktgjykimit të Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës, më 14 dhjetor 2023, në orën 09:30”, thuhet në njoftim.
Aktgjykimi ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022.
Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.