0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Aparatura e posaçme që e përdorte Michael Jackson për ta luftuar plakjen: Do të jetoj së paku 150 vjet!

Michael Jackson kishte përdorur një aparaturë të posaçme për ta luftuar plakjen. DailyMailTV i ka publikuar disa imazhe, në të cilat shfaqet Mbreti i muzikës pop brenda ‘dhomëzës së qelqtë’ që e kishte mbajtur në një depo.

Në fotografitë e publikuara, këngëtari i ndjerë ndodhet i shtrirë në aparaturën me oksigjen në vlerë prej 100.000 dollarësh. Ai është cituar të ketë thënë asokohe: “Do të jetoj së paku deri sa t’i mbush 150 vjet”.

Ndërsa tash, disa ditë pas dhjetëvjetorit të vdekjes, DailyMailTV e ka gjetur makinën e kaltër me xham të fshehur në një depo në jug të Kalifornisë.

(Foto: SplashNews.com/Daily Mail)

Dhomëza me presion të lartë të oksigjenit, Sechrist 2500B, është përdorur si trajtim alternativ me qëllim që Jackson të ngadalësonte procesin e plakjes.

Michael ka treguar se ka fjetur disa herë brenda kësaj dhomëze me shpresën që të jetonte 150 vjet. Asokohe, ai ka thënë se aparatura e bënte të ndihej si një person i ri.

A mund t’ju ndihmojë një dhomëz me presion të lartë oksigjeni të jetoni përgjithmonë?

Një aparaturë me shtypje të lartë të oksigjenit funksionon në atë mënyrë duke e furnizuar organizmin me oksigjen tri herë më shumë dhe në këtë mënyrë e ngop trupin me oksigjen.

Sipas Dr. Ian K Smith, ekzistojnë dobi të shumta nga kjo makinë. “Njerëzit i kanë përdorur dhomëzat me presion për ta rinuar lëkurën e tyre. E rrit sasinë e qarkullimit të gjakut. Besohet se mund t’u ndihmojë edhe indeve”, është shprehur ai.

(Foto: DailyMail.com)

Indi hipoksik (me mungesë të oksigjenit) merr oksigjen dhe e shtyn përpara procesin e shërimit teksa i lufton bakteret.

Makina përdoret zakonisht për zhytësit për të trajtuar sëmundjen e dekompresimit dhe pacientët e djegur, duke e administruar oksigjenin në plagë me presion për të shpejtuar procesin e shërimit.

Qëndrimi brenda aparaturës për më shumë se një apo dy orë, mund të shkaktojë helmimin me oksigjen që për pasojë ka vdekjen.

Tabloidi britanik e ka mësuar arsyen se si vendosi ikona e muzikës që ta përdorte këtë aparaturë. Në vitin 1984, ai pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në fytyrë dhe në kokë, pasi flokët ia kaploi flaka derisa po xhironte një reklamë për Pepsi.

Pas atij aksidenti, këngëtari ishte trajtuar në ‘Brotman Memorial Hospital’ në Culver City të Kalifornisë. Një vit më pas, Jackson përfitoi 1.5 milion euro dëmshpërblim nga Pepsi. Ato para, ai i dhuroi për fondacionin e tij për t’i ndihmuar fëmijët me djegie në atë spital, “Michael Jackson Burn Center for Children”.

Me paratë e tij, spitali e bleu dhomëzën e oksigjenit në vlerë prej 100.000 dollarësh për t’i trajtuar viktimat e djegura. Pas një vizite që i kishte bërë spitalit, Michael ishte fotografuar brenda aparaturës.

(Foto: SplashNews.com/Daily Mail)

Nga ajo kohë, Jackson  e kishte blerë një edhe për në shtëpi dhe kishte filluar ta përdorte, duke qenë se shpresonte të jetonte shumë gjatë.

“Kam fjetur disa herë brenda një dhomëze me presion të lartë oksigjeni dhe kur zgjohesha, ndihesha si tjetër njeri – kurrë nuk jam ndier më mirë”.

“Padyshim se e dua një në shtëpi, në mënyrë që të fle natën. Planifikoj ta marr një menjëherë. Ua të jetoj ta shoh botën në paqe, një botë pa uri, një botë ku fëmijët dhe i gjithë njerëzimi të mos njohë vuajtje”.

“Besoj se nëse e trajtoj trupin tim në mënyrën e duhur, do të jetë së paku 150 vjet”, citon The National Enquirer fjalët e atëhershme të Michael.

Fatkeqësisht, Jackson ndërroi jetë në vitin 2009 në moshë 50 vjeçare. Ai vdiq si pasojë e mbidozës me barin propofol.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img