Site icon PrishtinaPress

APA: Thaçi dha urdhrin për ndalimin e trenit propagandues serb

Mediet gjermane dhe austriake, i kanë dhënë theks të madh edhe reagimit të presidentit Thaçi, duke thënë se ai ka dhënë urdhër që të ndalohet treni propagandues që Serbia e ka dërguar në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Agjencia Austriake e Lajmeve – APA, ka raportuar për thirrjen e takimit urgjent me ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë nga presidenti Thaçi, ku më tej janë dërguar forcat speciale në veri të Kosovës për të intervenuar.

“Kam kërkuar prej tyre që ta ndalojnë hyrjen e trenit në Kosovë menjëherë dhe me çdo çmim”, citohet presidenti Thaçi.

“Mjaft është mjaftë. Do të ketë zero tolerancë ndaj Beogradit në cenimin e integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë Presidenti i Kosovës, transmetojnë mediet botërore.

Exit mobile version