2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

AP: Përpjekja e Serbisë për të dërguar trupa në Kosovë, nënkupton konflikt me NATO-n

Serbia të shtunën dënoi paqeruajtësit e NATO-s të stacionuar në Kosovën fqinje për dështimin e tyre për të ndalur “veprimet brutale” që ajo pretendon se ka bërë Policia e Kosovës kundër serbëve etnikë dhe tha se forcat e saj të armatosura të vendosura pranë kufirit do të qëndrojnë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë deri në njoftim të mëtejshëm.

Lidershipi më i lartë politik dhe i sigurisë i Serbisë i drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, u takua në Beograd të shtunën pas përplasjeve një ditë më herët mes policisë e serbëve, nga ku mbetën të lënduar disa persona e policë.

Në përgjigje ndaj tyre, Vuçiq të premten urdhëroi trupat t’i afroheshin kufirit me Kosovën.

“Për shkak të përdorimit të forcës brutale nga Albin Kurti dhe forcave të tij kundër serbëve në Kosovë… forcat e armatosura të Serbisë do të mbeten në nivel të lartë të gatishmërisë luftarake”, thuhej në një deklaratë pas mbledhjes së liderëve serbë.

Deklarata thoshte edhe se një mision civil ndërkombëtar dhe trupa të udhëhequr nga NATO të stacionuar në Kosovë, “nuk e kanë bërë punën e tyre” për mbrojtjen e serbëve.

Serbët në veri të Kosovës kanë tentuar të bllokojnë kryetarët e rinj të futen në objektet komunale të premten. Zgjedhjet e mbajtura muajin e kaluar u bojkotuan nga serbët.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e njerëzve të cilët tentonin t’i pengonin. Disa vetura u dogjën. Pesë policë u lënduan.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi ka paralajmëruar se Beogradi do të përgjigjej ndaj dhunës që ai pretendon se i bëhet serbëve të Kosovës, dhe ai disa herë ka ngritur gatishmërinë luftarake. Megjithatë, çdo përpjekje e Serbisë që të dërgojë trupat përtej kufirit do të nënkuptonte përplasje me trupat e NATO-s të stacionuar atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img