Deklarata e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Macedonci, para Komisionit Parlamentar se ka qenë “një shok” në takimin me Dejona Mihalin rezulton e pavërtetë.
Ministri Makedonci gjatë ditës është pyetur nga Komisioni Parlamentar për takimin e 29 tetorit 2023. Sipas versionit të z. Maqedonci, personi e tjerë në takim ishin “një dajë i imi dhe një shok”.
Megjithatë, sipas raportimit të mediumit, deklarata e ministrit të Mbrojtjes para Komisionit Parlamentar ka qenë e pavërtetë pasi në takim ka qenë i pranishëm edhe inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala.
Mediumi më tej ka raportuar se në konkursin e fundit në AKI janë punësuar militantë dhe familjarë të partisë në pushtet.