Lidhja Demokratike e Kosovës është larguar nga seanca ku pritej të anulohej vendimi për këmbimin e pronave, Badovc me atë në Prishtina e Re.
Pas pak minutash, Kuvendi Komunal edhe ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në kryeqytet.
Me 27 vota për, Kuvendi Komunal vendosi që të anulojë vendimin.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar asamblistët e Prishtinës nëse anulohet vendimi për këmbimin e pronave.
Rama në fjalimin e tij në Kuvendin e Prishtinës, ku po mbahej seanca e jashtëzakonshme për anulim të vendimit për këmbim të pronave, u ka thënë asamblistëve se pasojat e mundshme do t’i bartin ata.