Prokuroria e Specializuar në Hagë po vazhdon të krijojë vonesa të shumta në procesin që po zhvillohet kundër ish krerëve të UÇK-së.
Në fundin e vitit të kaluar ishin shtyrë disa seanca me radhë, pasi Prokuroria nuk kishte arritur të sjellë në kohë dëshmitarët.
Njëjtë ndodhi edhe ditën e sotme, pasi seanca e planifikuar u shty.
“Për shkak të pamundësisë së dëshmitarit të radhës për të dëshmuar sot, seanca e pasdites në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do t’i kushtohet çështjeve procedurale dhe pritet të zgjasë më pak se zakonisht. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa ajo e planifikuar për nesër (27 shkurt) është anuluar. Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të rinis të mërkurën, më 28 shkurt, në ora 09:00”, thuhet në njoftimin e Speciales në faqen zyrtare.