Prej javësh, aktori Osman Azemi e ka paralajmëruar një projekt të ri artistik.
Bëhet fjalë për serialin “Starks”, pjesë e të cilit priteshin të jenë aktorë të njohur.
Mirëpo, planet në këtë mes kanë ndryshuar.
Përmes një postimi, Azemi ka njoftuar shtyerjen për siç është shprehur “afat të pacaktuar“.
Osmani ka cituar arsye teknike, ndonëse është pak e kapshme të besohet se bëhet fjalë për diçka të kësaj natyre.
Mbetet të shihet çka do të sjell ai në këtë sezon të ri.