1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Anulohet konkursi për rekrutimin e 32 diplomatëve, MPJD ka shkelur ligjin (Dokument)

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) ka konstatuar se konkursi për rekrutimin e 32 zyrtarëve të misionit diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës është në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 2,3 dhe 4 dhe nenin 38 paragrafi 1 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publikë.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Express, si rrjedhojë e këtyre gjetjeve, KPMShCK’ja ka rekomanduar sekretarin e Përgjithshëm të MPJD’së që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për anulimin e këtij konkursi, i cili ishte shpallur më 01.07.2022.

Kolegji i Këshillit i cili është emëruar më 17.08.2022 për zhvillimin e procedurës së monitorimit të jashtëzakonshëm të MPJD’së, ka gjetur se ky konkursi është shpallur në web faqen e MPJD’së, por jo edhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ).

Sipas tyre, të gjitha institucionet publike janë të obliguara që njoftimet lidhur me fillimin e procedurës së rekrutimit t’i shpallin në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ).

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Express thuhet se procedurës së rekrutimit të këtyre 32 zyrtarëve nuk i ka parapri një procedurë e brendshme e lëvizjes paralele në kuadër të shërbimit civil./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img