-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Anulohet konkursi për pozitën “Kryeshef Ekzekutiv” në Trepçë

U anulua konkursi për pozitën Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh. A., i shpallur më datën 13.11.2023.

Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se deri te kjo erdhi për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues, nuk është plotësuar kriteri që së paku katër kandidatë t’i plotësojnë kushtet, kriteret dhe pozitën përkatëse dhe se kjo çështje është paraparë me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike.

Për konkursin në fjalë fillimisht ishte vendosur që të shtyhet edhe për 5 ditë të tjera procedura e përzgjedhjes, pasi siç është thënë në njoftimin e datës 29.11.2023, konkursi ka qenë i hapur për 15 ditë dhe se për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative konkrete, organi publik shtyn afatin fillestar të paraparë për përfundimin e procedurës administrative.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img