Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) ka njoftuar se, Bordi i Drejtorëve ka anuluar konkursin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv.
Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë, thuhet në njoftimin e KEK.
“Njoftim për anulimin e konkursit publik Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh. a.) njofton opinionin se sot me dt: 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të dt: 13.05.2024. Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.