Site icon PrishtinaPress

Anulohet konkursi për kryeshef të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

Është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Shtatë kandidatë u ftuan në intervistë për këtë pozitë, në konkursin e shpallur më 18 tetor të këtij viti.

Indeksonline raporton se konkursi është anuluar sot, një ditë pas intervistimit të kandidatëve./Indeksonline/

 

Exit mobile version