Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka anuluar konkursin për pozitat, Drejtor Menaxhues, Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës i cili ishte shpallur me 6 prill 2018.
Konkursi është anuluar me vendim të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut me 23 maj 2018.
“Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A njofton të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Drejtor Menaxhues, Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Këshilltar i Përgjithshëm/Sekretar i Korporatës, për anulimin e konkursit të shpallur me dt. 06.04.2018, me nr.2668, e publikuar në shtypin ditor 7.04.2018”, thuhet në njoftimin e KEK-ut, të publikuar në faqen zyrtare me 24 maj.