2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Anulohen testet për patentë shoferë në Prishtinë, kjo është arsyeja

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk kanë mundur t’i nënshtrohen sot testit për patentë shofer në Prishtinë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një pengese teknike. Kështu ka deklaruar për Indeksonline, Ministria e Infrastrukturës të cilët thonë se Departamenti i Njësisë së Patentë Shoferëve nuk kanë mundur t’i shtyp vendimet për angazhimin e ekzaminerëve.

“Për shkak të pengesave teknike, Departamenti i Njësisë së Patentë Shoferëve nuk ka mundur të shtyp vendimet për angazhimin e ekzaminerëve”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Sipas njoftimi të tyre, nga nesër në mëngjes, puna do të vazhdojë sipas planit të njësisë.

Së fundi, kjo ministri ka paralajmëruar për procesin e ritestimit për patentë shoferë. Sipas tyre, ky proces është në fazën e diskutimit porse ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img