Site icon PrishtinaPress

Anulohen katër fluturime nga Prishtina për shkak të grevës në Gjermani

Katër fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës si shkak i grevës njëditore të punëtorëve të 13 aeroporteve në Gjemani.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

“Për shkak të grevës në disa nga aeroportet e Gjermanisë, ne aeroportin tonë janë anuluar 4 fluturime në nisje. Meqenëse këto kanë qenë anulime të planifikuara, nuk kanë shkaktuar ndonjë tollovi në aeroportin tonë. Gjatë pjesës tjetër të ditës nuk kemi fluturime tjera të planifikuara për Gjermani”, tha Gara.

Greva, e udhëhequr nga sindikata Verdi, nisi të dielën në Aeroportin e Hamburgut dhe u përhap në të gjithë Gjermaninë.

Greva pritet të vazhdojë edhe këtë javë në disa qytete të tjera.

Exit mobile version