Site icon PrishtinaPress

Anulohen fluturimet në Stamboll për shkak të motit, shumë kosovarë mbesin në aeroport

Moti i keq që po mbretëron ka bërë që të anulohen fluturimet në Stamboll të Turqisë.

Një lexues ka dërguar në redaksinë e Gazetës Online Reporteri.net një foto se si udhëtarët kanë mbetur në aeroport pasi janë anuluar të gjitha fluturimet në Stamboll për shkak të motit.

Ai tutje tregon se në aeroportin e Stambollit kanë mbetur edhe një numër i madh i kosovarëve që kanë pasur për të udhëtuar drejt Prishtinës.

Më poshtë gjeni foton ku shihet numër i madh i njerëzve duke pritur në aeroport.

Exit mobile version