Site icon PrishtinaPress

Antwerpi i Mujës dhe Krasniqit shpallet kampion në Belgjikë

Antwerp është shpallur kampion në Belgjikë për sezonin 2022/23.

Në elitën e futbollit belg u zhvillua një dramë sot, e cila u mbyll në të mirë të “Të Kuqve”.

Në kampionatin e Belgjikës në fund bëhet një grup prej katër skuadrave që luftojnë për titull. Këtë sezon këto skuadra ishin Antwerpi, Genku, Royale Union dhe Club Brugge. Këto dy të fundit gjithashtu u përballen sonte mes vete, teksa fitore realizoi Brugge (1:3).

Kurse, skuadra e drejtuar nga Mark van Bommel luajti baras sonte me Genkun, por i mjaftoi që të kurorëzohet me titull.

Antwerpi pikën e titullit e siguroi në fundin e ndeshjes, me Toby Alderweireld që shënoi në minutën e katërt shtesë – 90+4’.

Goli i parë ishte shënuar nga Gyrano Kerk (58’).

Ndërkaq, Toluwalase Arokodare (45’) dhe Bryan Heynen (75’) shënuan për skuadrën vendase.

Te Antwerpi nga minuta e 71-të luajti Arbnor Muja, kurse Laurit Krasniqi nuk u aktivizua.

Antwerpi e mbyll sezonin me 47 pikë në total. “Të Kuqtë” e kanë fituar edhe trofeun e Kupës së Belgjikës këtë sezon.

Ndryshe, për Antwerpin ishte ky titulli i pestë i kampionit në histori të klubit, si dhe i pari që prej vitit 1957.

 

Exit mobile version