Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Çuni në një prononcim për Gazetën Express pas qëndrimeve të SHBA dhe NATO’s ka thënë se ushtria e Kosovës nuk duhet të bëhet njëanshëm.
Sipas tij, deklaratat e Sekretarit të NATO-s dhe Ambasadës së SHBA-ve, duhet kuptuar drejt dhe në mënyrë shumë miqësore.
“Vendimet e njëanshme të autoriteteve të Republikës së Kosovës, duke e transformuar FSK-në, jashtë dispozitave kushtetuese nuk janë të pranueshme për partnerët strategjik por të njëjtit e shprehin gatishmërinë që të ndihmojnë në transformimin e FSK-së në FAK, gjithnjë në partneritet të sinqertë si nevojë e gjeostrategjive, gjithnjë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës” ka thënë ai.
Çuni ka theksuar se secili hap duhet të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës.
“Së këndejmi, gadishmëria e SHBA-së, që të punoj edhe me komunitetin serb qe të jenë konstruktiv në këtë çështje, është mundësi e mirë për të ardhmen e FAK-ut, si forcë profesionale dhe e pakontestueshme. Prandaj në të mirën e Republikës së Kosovës në përgjithësi është mirë që nga ky moment, çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së, të jetë në bashkëveprim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjik” ka theksuar ai.