-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Anton Quni ia sjell Xhavit Halitit në Parlament dëshmitë për 8 milionë markat

Ka vazhduar edhe sot polemika ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Anton Quni lidhur me deklaratën e Qunit të bërë në një televizion se Haliti kishte marrë nga ish-ministri i mbrojtës së qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.

Ndërkohë, sot Quni ka thënë se ka dyshim se në këtë çështje pati edhe më shumë para.

“Kam dyshime se pati edhe më shumë para. A u përdorën ato para për çështje të destinuara. Të gjitha ato që ju zoti Halii i apostrofuat në seancën e kaluar nuk ishin por do të respektoj autoritetin e tyre që të deklarohen kur ata ta shohin të arsyeshme, por me forcën e fakteve dhe argumenteve gjithnjë . Do të flas edhe për rolin e Ministrisë së Mbrojtës për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Quni, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu ai ka thënë se ka dëshmitë me vete.

“Po këtu kam dëshmitë ato dëshmi dhe varet nga ju a do t’i publikoni apo jo, ndërmjet administratës do t’i përcjelli tek ju të gjitha dëshmitë pra, dita,data, vula, kalimi i mjeteve financiare nga Ministria e Mbrojtjes”, ka shtuar Quni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img