1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Anton Quni – Haradinajt: Udhëhiqe dialogun me Serbinë, do ta kesh përkrahjen time

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të marrë përsipër procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Quni duke folur në Kuvend, ka thënë se nëse Haradinaj do ta pranonte këtë detyrë do të mund të llogariste në përkrahjen e Qunit, i cili ka thënë se do të lobonte edhe te deputetët tjerë të partisë që drejton Isa Mustafa që ta përkrahin Haradinajn.

Nëse, sipas Qunit, Haradinaj nuk do ta pranonte këtë detyrë, atëherë vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje.

“Është koha që dhimbjet tona të shërohen përgjithmonë. Nëse dikush ka dhimbje nga e kaluara e tij nuk mund t’ia kalojë dhimbjen popullit të vet”, ka thënë Quni duke folur për presidentin Thaçi.

“Ai që nuk është në paqe me popullin e vet nuk mund të vërë paqe me Serbinë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img