Ante Rebic dëshiron që të largohet nga Eintracht Frankfurt.
Lojtari kroat u kërkuar në këtë verë nga Manchester United dhe Tottenhami, mirëpo i refuzoi ofertat e tyre.
Rebic vendosi që të nënshkruaj kontratën e re me skuadrën gjermane, mirëpo që tani i ka dhënë shpresë ‘Djajve të Kuq’, përcjell “lajmi.net”.
Kroati ka thënë se ai mund të largohet nga Eintracht Frankfurt në verën e vitit 2019, pasi dëshiron të luaj te një skuadër ku mund të fitoj trofe.
Në garë për transferimin e Rebic është futur edhe Bayern Munich, e që do të jetë një garë e nxhetë me skuadrën angleze.