Dikur mbrohej fuqishëm taksa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj ku bënte pjesë edhe Nisma Socialdemokrate, por siç duket tani të pajtohet qe te vendoset reciprociteti qe dikur kundërshtohej.
Anëtari i NISMA, Xhevdet Smakiqi ka shkruar se masa mbrojtëse 100% ndaj produkteve te Serbisë dhe BIH është vjetëruar dhe ka ndikuar fort keq ne mardheniet me miqtë e lirisë SHBA Britani BE e ndoshta dhe fort ka ndikuar ne mos liberalizimin e vizave se bashku me mos luftimin e korrupsionit dhe deshtimit te rendit dhe ligjit ne Kosovë.
Shkrimin e tij te plotë e gjeni më poshtë:
Masa mbrojtëse 100% ndaj produkteve te Serbisë dhe BIH është vjetëruar!
Se pari gabimishtë përdoret nga politikanët opinonistet dhe zyrtarët shtetëror fjala taksë 100% ndaj produkteve te Serbise dhe te BIH, termi saktë ligjor dhe politik është MASË MBROJTËSE për produktet vendore i precizuar në nenin 6 te Ligiit Per Masat Mbrojtëse.
Aplikimi i saj ne vitin 2018 ishte inicuar nga programi i NISMA si partenre e PAN-it 10% , pastaj ajo u shëndrrua ne iden dhe leven e vetme politike qe e ndërmorri Qeveria PAN-it ne 100% e cila shërbej si mjet per bllokimin e dialogut dhe planit te quajtur per shkembim territoresh me Serbinë.
Efeketet dihen ndaj prodhimit vendor qe sigurisht i kan ndihmuar disa prodhues vendor dhe efekte zingjirore ekonomike edhe pse absurde ishte se fillimisht e kishte kundershtuar OEK kisha postuar një reagim.
Sot pas 2 viteve Qeveria Kurti ka qasje te re edhe pse mendoi qe eshte domosdoshmëri te hiqet dorë nga Masa Mbrojtëse e cila tashme ka bërë 2 vjet dhe se efektet politike i ka arritur bllokimin e dialogut me Serbinë, por qe ka ndikuar fort keq ne mardheniet me miqtë e lirisë SHBA Britani BE e ndoshta dhe fort ka ndikuar ne mos liberalizimin e vizave se bashku me mos luftimin e korrupsionit dhe deshtimit te rendit dhe ligjit ne Kosovë.
Parimi i reciprocitetit nuk nënkupton marrveshje apo dakordim ndërmjet dy shteteve por vendime te barazvlefëshme sipas fushave psh:
Nëse Serbia nuk i pranon çertifiktat medicionale edhe Kosova duhet te mos i pranoi te njejtat.
Nëse Serbia nuk pranon pasportat diplomat, targat, lejet e trasportit rrugor edhe Kosova nuk i pranon te njejtat.
Reciprociteti mund pra te përdoret ne fusha te ndryshme i pjessëm por dhe gjeneral ne te gjitha fushat e jetes kjo varet si si Qeveria Kurti do te nderrmarrë vendimin për zbatimin e parimit te rerciporocitetit me Serbinë.
Ngulitja pas një veprimi politik mos gjetja e vendimeve te reja mos kreativiteti politik ka demtuar rëndë raportet ndërkombëtare te Kosovës në 2 vitet e fundit.
Reciprociteti ndaj një shteti është shkallë e lartë e ushtrimit te sovraniteti te Kosoves gjë e cila duhet përshendetur poqese arrihet te ketë zbatim te mençur politik.
Xh.S