Ansu Fati do ta kalojë sezonin 2023/24 larg Barcelonës.
Anësori spanjoll do të huazohet në Premierligë, tek skuadra e Brightonit deri në fund të sezonit.
Spanjolli do të udhëtojë sot në mesditë drejt Anglisë, transmeton Gazeta Express.
Marrëveshja nuk përfshin opsion blerjeje dhe pjesa më e madhe e pagës së tij do të mbulohet nga klubi anglez.