Site icon PrishtinaPress

Ansambli “Shota” sjellë koncertin “Homazh për Koreografin Sylejman Shala”

Ishte paraparë shumë më herët që Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’, të prezantohej me koncertin “Homazh për Koreografin Sylejman Shala”, për të cilin fillimisht ishte thënë se do të mbahet në muajin qershor, por për arsye të aktiviteteve të shumta në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i cili ishte i zënë gjatë tërë muajit qershor, si dhe për arsye se gjatë muajve të verës Ansambli “Shota”, ishte i ftuar të jetë pjesë e “International Folklore Festival of Chateau Gombert” në Marsejë të Francës, koncerti homazh përfundimisht do të jetësohet në skenë.
Ky koncert organizohet për të përkujtuar valltarin shumëvjeçar dhe koreografin e ndjerë Sylejman Shala, dhe është një retrospektivë e koreografive të Sylës, të përgatitura me Ansamblin “Shota”, ndër vite. Gjithashtu koncerti përmban edhe pika të zgjedhura muzikore, të interpretuara nga Kori dhe solistët vokal të Ansamblit. Koncerti do të mbahet më datë 20 shtator në sallën e Teatrit Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 20:00.

Exit mobile version