0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ANP ‘Adem Jashari’: Fluturimet mbeten të mbyllura deri më 27 qershor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, njofton se gjendja e trafikut ajror do të mbetet e njëjtë deri më 27 qershor.

Sipas ANP-së, Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve.

“Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës. Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve”, njofton ANP.

Njoftimi i plotë i ANP “Adem Jashari”

Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.

Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.

Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, LKIA është i gatshëm të procedoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.

Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP “Adem Jashari”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img