4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

​Annie Ernaux merr çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux mori çmimin Nobel për Letërsinë. ”Shkrimtarja 82-vjeçare shpërblehet për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilat zbulon rrënjët, distancat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”, shpjegoi juria e Nobelit.

Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze, Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha shkrimet kryesore, nên kolanën prestigjioze Quarto. Në librat e saj ajo ka zbuluar një metodë të re dhe mundësinë që të jep autobiografia për të transformuar rrëfimin e jetës në një instrument hetimi social, politik dhe ekzistencial.

Ernaux konsiderohet një klasike bashkëkohore dhe adhurohet nga breza të tërë lexuesish dhe studentesh.

Çmimi “Nobel” ndahet nga Akademia Suedeze dhe kap vlerën e 10 milionë korona suedeze (807,000 £). Vitin e kaluar e fitoi romancieri tanzanian Abdulrazak Gurnah. Çmimet Nobel, të dhëna që nga viti 1901, njohin arritjet në letërsi, shkencë, paqe dhe më vonë në ekonomi.

Fituesit e mëparshëm letrarë kanë përfshirë novelistë si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez dhe Toni Morrison, poetë si Louise Gluck, Pablo Neruda, Joseph Brodsky dhe Rabindranath Tagore, dhe dramaturgë duke përfshirë Harold Pinter dhe Eugene O’Neill./RTSH

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img