Site icon PrishtinaPress

Ankohet trajneri i Danimarkës: Jam i lodhur nga ky rregull qesharak i Offside-it

Gjermania është kualifikuar në çerekfinale të “EURO 2024”.

Nikoqiri i kampionatit evropian e ka mposhtur 2:0 Danimarkën mbrëmë në “Signal Iduna Park”.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kësaj të fundit, Kasper Hjulmand, i cili u ankua rreth vendimit të VAR-it, në golin e anuluar në minutin e 50-të.

E dy minuta pas gjermanët e fituan një penallti, që në gol e konvertoi Kai Havertz.

Me këtë rast, Hjulmand tha se është “i lodhur nga ky rregull qesharak”, shkruan Goal.com transmeton Klankosova.tv

“Ndeshja u vendos nga dy vendime të VAR-it. Ishte një offside me një centimetër dhe një penallti disa minuta më vonë. Jam lodhur shumë nga ky rregull qesharak i ofsajdit. Ne nuk mund t’i bëjmë mbrojtësit të vrapojnë me duart pas shpine. Është zhgënjyese dhe futbolli nuk është ai që duhet të jetë”, tha Hjulmand.

“Le të mendojmë dhe të shohim se si mund ta përmirësojmë ekipin. Unë kam një ekip të madh me lojtarë të mëdhenj që mbështesin njëri-tjetrin. Jam krenar për ekipin tim, i cili ka një të ardhme të ndritur. Vitet e fundit kemi treguar se jemi afër skuadrave të mëdha, por ende diçka na mungon”, theksoi ai.

Exit mobile version