-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ankohet mësiti nga Skenderaj: Më ka rënë puna, të rinjtë duan të martohen jashtë

Mësiti apo shkuesi popullor, Enver Dajaku, ka deklaruar se për 20 vjet, i ka mësitnuar 337 çifte dhe se është i kënaqur me punën që kryen.

Dajaku që vjen nga Skenderaj deklaroi për KTV-në se ideja për t’u marrë me këtë aktivitet është e kamotshme, dhe se qëllimi i tij është vetëm t’i bëjë të lumtur çiftet në Kosovë. Megjithatë, siç tha ai, interesimi ka rënë ngase të rinjtë po synojnë të martohen më tepër jashtë vendit.

“Në përgjithësi, puna është në tërë Kosovën, por edhe në Preshevë, Medvegjë, Shkup, kudo që ka shqiptarë. Në fillim duhet t’i kem të dhënat e personit, sa vjet i kanë të rinjtë. Vajza duhet të jetë më e re për 4-5 vjet, edhe familjen duhet ta shikosh si është, si qëndron ka dajallarët”, deklaroi ai.

Dajaku potencoi se brenda ditës i ka 20 kërkesa.

“Brenda ditës i kam deri në 20 kërkesa, por ka rënë numri në Kosovë sepse kanë interesim më shumë për jashtë. Iu kisha bërë apel të rinjve të Kosovës që të mos e lëshojnë Kosovën. Kërkesa ka më shumë të gjinisë mashkullore, sidomos djemtë tanë që kanë shkuar në shtetet perëndimore, bëjnë më shumë kërkesa. Arsyetohen edhe ata djem, 90 për qind e fejesave po shkojnë në perëndim”, deklaroi shkuesi nga qyteti i Skenderajt.

Ai tha se qëkur u shfaq pandemia, punën kryesisht e kryen nëpërmjet telefonit, ndërsa në fillim gjithçka kryhej në takime fizike.

“I kam disa raste të vajzave, por tani kërkoj djem që të mund t’i bashkojë. Punën më shumë e kryej përmes telefonit që nga koha kur filloi virusi, se deri më tani është bërë në mënyrë tradicionale, përmes takimeve. Mësitnia është sipas dëshirës, dhuratat çmime nuk kanë por caktohet një shumë, përpara ka qenë me dy lira, ndërsa tani varet nga kushtet ekonomike. Kam raste kur e kam parë që s’i kanë kushtet çiftet dhe i kam bërë falas. Ka edhe të tjerë që japin të holla më shumë sesa i premtojnë. Ka raste kur dështojnë por nuk është për fajin tim. Ka raste edhe pas martesës që mund të ndodhin”.

Dajaku u bëri thirrje të rinjve kosovarë që të kenë dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e jo gënjeshtra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img