0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ankohen turistët: 150 euro për 5 ditë po kushton banesa në Durrës

Çmimet e qirave dhe apartamenteve në Durrës po arrijnë çmime të larta të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Agjensitë imobiliare flasin për një rritje me rreth 15-20% më shumë sesa viti i kaluar.

“Për një apartament në vijën e parë të detit çmimi varion nga 1000 deri në 1200-1300 euro m2”, u shpreh Florian Tahiri, Administrator i “MEI Smart”.

Agjenti i shitjeve thotë se tek çmimet, përveç rritjes së kërkesës nga të huajt, kanë ndikuar edhe projektet për zhvillimin e qytetit.

I konsideruar gjithmonë si një qytet ku mund të bëhet plazh lirë, Durrësi mesa duket nuk ua ofron më këtë, sidomos pushuesve të tij besnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“10 ditë vitin e kaluar kanë shkuar 150 euro, këtë vit 5 ditë 150 euro”, u shpreh një turist.

“Të shkosh në Mal të Zi kushtet janë më të mira”, tha një tjetër.

“Në banesën ku po qëndroj kam paguar 25 euro dhomën për një natë”, tha një tjetër.

Dy vite më parë, në të njëjtën periudhë çmimet e apartamenteve varionin nga 500 deri në 1000 euro për metër kator.

Pushuesit mund të gjenin banesa edhe me 10 euro qiranë ditore. Por, ndonëse këtë vit këto mbeten çmime ekonomike dhe deri diku të përballueshme, “piku” i sezonit pritet të vijë me rritje të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img