Site icon PrishtinaPress

Anketa në Veri: Shumica do ta nënshkruanin peticionin nëse “përmbushen kushtet” ose ua kërkon Beogradi

Afër 800 të anketuar që morën pjesë në dy sondazhe në faqet e portalit “Kossev” në Instagram dhe Twitter, 44.5 për qind do të nënshkruanin një peticion të mundshëm për shkarkimin e kryetarëve të katër të komunave në veri.

Edhe pse në vendin e dytë në të dyja rrjetet kishte nga ata që këtë nuk do ta bënin (26 për qind në Instagram dhe 40 për qind në Twitter), janë 18.5 për qind të atyre që do ta bënin këtë nëse autoritetet e Kosovës më parë i përmbushin kushtet e Listës Serbe, dhe kjo është tërheqja e njësive speciale dhe formimi i Asociacionit.

Gjithashtu, në të dyja rrjetet sociale ka nga ata që do ta nënshkruanin peticionin nëse Beogradi e kërkon këtë.

Ministria e Administratës së Vetëqeverisjes Lokale e Kosovës ka publikuar këtë javë një Udhëzim Administrativ që i hap rrugën zëvendësimit të kryetarëve në veri të Kosovës, gjegjësisht zgjedhjeve të reja lokale.

Hartimi i këtij udhëzimi ka përfunduar në mes të krizës në veri të Kosovës, e cila ka hyrë në muajin e katërt, gjegjësisht në përputhje me marrëveshjen për deeskalimin e situatës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila përveç tërheqjes e një pjese të policisë nga ndërtesat komunale, përfshin mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komuna në veri.

Çfarë thonë qytetarët? Anketa me përqindje

Portali  Kossev ka publikuar një anketë 24 orëshe në rrjetet sociale X dhe Instagram, përmes së cilës ka pyetur lexuesit nëse do ta nënshkruajnë apo jo peticionin për largimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, gjegjësisht nëse do të nënshkruajnë nëse kushtet u plotësuan ose nëse Beogradi e kërkonte.

Sondazhi në Instagram mori 708 përgjigje.

309 prej tyre, ose 44 për qind, do të firmosnin një peticion të mundshëm për shkarkimin e kryebashkiakut.

Të njëjtën gjë do ta bënin edhe 177 (25 për qind) shtesë prej tyre, por nëse Prishtina do t’i plotësonte kushtet e parapara nga Lista Serbe – tërheqjen e forcave speciale dhe formimin e Asociacionit

Përqindjen më të ulët e kanë ata që do ta bënin nëse Beogradi do t’ua kërkonte, pavarësisht kushteve – 41, pra 5 për qind e të anketuarve.

Së fundi, në vendin e dytë për nga numri i votave të marra janë ata që nuk do të nënshkruanin peticionin. Janë 181 prej tyre, ose 26 për qind.

Rrjeti X, dikur Twitter, mori 78 vota. 44.9 për qind e këtij numri do të nënshkruanin një peticion të mundshëm për shkarkimin e kryetarit në katër komunat e veriut.

11.5 për qind e të anketuarve do ta bënin këtë me kusht që autoritetet e Kosovës t’i përmbushin kushtet e parapara nga Lista Serbe – të tërhiqeshin njësitë speciale nga veriu dhe të fillonin formimin e Asociacionit.

3.8 përqind shtesë do të nënshkruanin gjithashtu peticionin nëse Beogradi do t’u kërkonte ta bënin këtë.

Së fundi, 39.7 përqind e të tjerëve që morën pjesë në sondazhin e Rrjetit X nuk do ta nënshkruanin atë.

Exit mobile version