2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ankesat e qytetarëve për fatura të larta të energjisë, deklarohet Zyra e Rregullatorit për Energji

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023.

Kjo zyrë ka thënë se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë.

“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023”, thuhet në përgjigjen e ZRrE për Tëvë1.

ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”.

Me tej, nga ZRrE kanë thënë se inkurajojnë të gjithë konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO), në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre.

Ndryshe, qytetare të shumtë janë ankuar në rrjete sociale për faturat e muajit dhjetor 2023 – duke dyshuar se ato janë të fryra.

Në lidhje me këto fatura ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se faturat e larta të energjisë elektrike që kanë ardhur për muajin dhjetor, janë goditja e radhës e kësaj qeverie për qytetarët.

Ai ka thënë se në kohën e inflacionit edhe pa çmimin e lartë të faturave të energjisë

elektrike, familjet kosovare me vështirësi po e mbyllin muajin.

“Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qytetarët e Kosovës janë duke paguar fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e Belgjikës e Luksemburgut.

Ai ka thënë se po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro, shkruan teve1.info

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”, ka shkruar Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img