0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ankesa e qytetarit me aftësi të kufizuara, Trafiku Urban thotë se do të ndërrmarrë masa ndaj shoferit

Sot Leo Berisha, qytetar me aftësi të kufizuara, ka publikuar një video, ku tregon mënyrën e parkimit diskriminues të autobusit të linjës 4 të Trafikut Urban.

Në lidhje me këtë temë, Nacionale i ka shkruar Trafikut Urban, ndërmarrjes që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Në përgjigjen për Nacionalen, Trafiku Urban ka treguar se pas vlerësimit të rastit, ndërmarrja do të marrë masat e nevojshme ndaj shoferit për të parandaluar rikthimin e rasteve të ngjashme.

“Trafiku Urban në mëngjesin e sotëm ka pranuar ankesë nga qytetari ne fjale, dhe menjëherë janë njoftuar personat përgjegjës dhe pas vlerësimit të rastit, nxjerrjes së incizimeve nga kamerat ndërmarrja do të marrë masat e nevojshme ndaj shoferit për të parandaluar rikthimin e rasteve të ngjashme. Po ashtu ndërmarrja do të ndjek procedurat e nevojshme dhe do të monitoroj sjelljet e punonjësve dhe cilësinë e shërbimit në përgjithësi.” – thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban.

Tutje, Trafiku Urban ka treguar se ka lëshuar edhe një urdhëresë në lidhje me vetëdijësimin e shoferëve për ndaljen e autobusëve.

“Me ndryshimin e pritoreve në Kryeqytet, ndërmarrja ka filluar të sensibilizojë shoferët për mënyrën e ndaljes së autobusëve në këto pritore. Në kuadër të kësaj, javë më parë kemi lëshuar një urdhëresë e cila i obligon shoferët që të ndalojnë autobusin sa më afër trotuarit në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë hyrjen dhe daljen e posaçërisht personat me aftësi të kufizuar.

Po ashtu në autobusët e TU-se janë te vendosura njoftimet për vendet e rezervuara për nënat me karroca, personat me aftësi të kufizuar, si dhe tash së fundi ulëse me përparësi për persona me aftësi të kufizuara, të moshuar, gra shtatëzëna dhe persona më pak të aftë për të qëndruar në këmbë.

Ne i lusim qytetarët për mirëkuptim dhe në të njëjtën kohë i inkurajojmë që të na njoftojnë për çdo parregullsi tjetër, pasi që në bazë të ankesave të qytetarëve mund ta shohim ku kemi ngecje dhe të përmirësojmë shërbimet në përgjithësi.” – përfundon përgjigja e Trafikut Urban.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img