5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Anita Haradinaj flet për kohën kur ishte bashkëshortja e kryeministrit

Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Rubikon të KTV-së, foli për kohën gjatë mandatit të bashkëshortit të saj si kryeministër.

“Nuk kam pasur kohë të zhvillohem aq shumë sa ndodh në një mandat të plotë. Fatmirësisht kam punuar në medie dhe qasjen me publikun e kam pasur korrekte. Kam qenë shumë e re dhe shpesh në takime ndodhte të më shihnin si përkthyese ose asistente dhe pastaj duhej të prezantohesha se isha bashkëshortja”, ka thënë ajo.
Ajo tregoi se si ende mundohet ta prezantojë vendin sa më mirë kudo që shkon.

“Ndonjëherë të kërkohet mos me dhënë koment dhe mendim dhe ti rri e shikon. Çdo element luan rol në momentin që ti prezanton apo përfaqëson diçka. Aty e prezanton një popull të tërë, në përmasa më të gjera. Edhe sot, mundohem që kudo që shkoj ta prezantoj Kosovën sa më dinjitetshëm”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img