Këngëtarja e njohur shqiptare, Anisa Veseli sot (13 janar) ka një ditë të veçantë.
Autorja e “Qyqek” po feston ditëlindjen e 21-të dhe për fansat e saj ka postuar për fansat një fotosesion pikërisht në këtë ditë.
Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër që ia vinte në pah format atraktive të trupit.
Për të kompletuar dukjen elegante ajo shihet me makijazh të theksuar dhe flokët e zeza të gjata lëshuar sipër.
“M’u deshën 21 vite për të dominuar këtë lojë. Urime ditëlindjen yll”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e imazheve.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Anisës mban titullin “Como Ante” që e solli të shoqëruar edhe me videoklip.