Një jaht është përfshirë nga flakët në mes të detit të Kuq.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, mësohet se tre turistë britanikë janë zhdukur pasi jahti i quajtur Uragani shpërtheu në flakë. Në anije mësohet se ishin 29 persona.
Pamjet tronditëse treguan gjysmën e jahtit duke u shkatërruar nga flakët. Shërbimet e shpëtimit u alarmuan për zjarrin pasi flaka u tha se kishte filluar në dhomën e motorit për shkak të një qarku elektrik.
Deri më tani, 26 pasagjerë janë shpëtuar, ku 12 prej tyre janë britanikë dhe 14 të tjerë mendohet të jenë egjiptianë.