0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Anija ‘Kateri i Radës’, historia tragjike shqiptare vjen me operë në Sarajevë

Muzika e “Katër i Radës” është krijuar nga Admir Shkurtaj, ndërsa vjen në Sarajevë me regjinë e Salvatore Tramacere dhe libretto të Alessandro Leogrande
Anija e mbytur me shqiptarë me 28 mars të vitit 1997, me plot burra e gra në ujërat e Mesdheut, i tregohet botës me anë të një melodie, me anë të një opere që nuk ka vec kujtime.
Me soprano shqiptaren Hersiana Matmuja dhe Mario Daniele në rolet kryesore, historia e trishtë e 57 shqiptarëve që humbën jetën në Tragjedinë e Otrantos vjen në Sarajevë.
Gjithçka do të ndodhë në kuadër të MESS – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Sarajevë, ky në edicionin e tij të 56-të. Edicioni nis me 30 shtator e zgjatë deri me 9 tetor.
Muzika e “Katër i Radës” është krijuar nga Admir Shkurtaj, ndërsa vjen në Sarajevë me regjinë e Salvatore Tramacere dhe libretto të Alessandro Leogrande, shkruan KultPlus.com
Hersiana Matmuja është këngëtare nga Shqipëria e cila njihet për performancat e saj edhe operistike në Itali, ku jeton e punon prej kohësh. Në këtë skenë të Sarajevës, Matmuja vjen si pjesë e Cantieri Teatrali Koreja, një qendër e prodhimit teatror.
Grupit që vjen në Sarajevë me 7 tetor i bashkëngjitet edhe Grupi Polifonik Shqiptar i përbërë nga Nazo Çelaj, Valter Hodo, Sali Brahimaj, Nikolin Likaj dhe Meleq Çela.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img