Site icon PrishtinaPress

Anglia prezanton fanellat për Kampionatin Botëror

Përfaqësuesja e Anglisë ka prezantuar fanellat që do të përdorë gjatë Kampionatit Botëror që mbahet gjatë verës në Rusi.

Tre Luanët do të ndryshojnë ngjyrën e fanellës së parë nga e bardha në të kuqe, duke i përshtatur ato me fanellat e vitit 1966 kur Anglia triumfoi në këtë kompeticion.

Megjithatë djemtë e Gareth Southgate nuk do të mund t’i përdorin këto fanella në fazën e grupeve pasi që Tunizia, Panamaja dhe Belgjika i kanë fanellat e para të njëjta me to.

Me këtë rast Anglia duhet të kualifikohet nga grupet për të veshur fanellën në ndeshjen e radhës.

Exit mobile version