Anglia ka fituar derbin e grupit C.
“Tre Luanët” kanë mposhtur Italinë me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së tetë të kualifikimeve për Euro 2024.
Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Scamacca në minutën e 15-të, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e barazoi Kane në minutën e 32-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë Anglia u rikthye me dy gola, fillimisht Rashford në minutën e 57-të e më pas edhe Kane në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Anglia është në krye me 16 pikë, tri pikë më shumë se Ukraina derisa Italia është e treat me 10 pikë. /IndeksOnline/