Site icon PrishtinaPress

Anglia finalistja e parë e Europianit U21

Kombëtarja e Anglisë është finalistja e parë e Kampionatit Evropian U21.

“Tre Luanët” në gjysmëfinale mposhtën kombëtaren e Izraelit me rezultat bindës 3-0, shkruan IndeksOnline.

Gibbs-White shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 42-të, duke përmirsuar gabimin e minutës së 17-të kur humbi penalltinë.

Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën Anglia shënoi dy gola të tjerë.

Palmer në minutën e 62-të dhe Archer në 90’, siguruan fitoren e ‘’Tre Luanëve”.

Në finale Anglia e pret fituesin e ndeshjes Spanjë-Ukrainë, e cila fillon në ora 21:00.

Exit mobile version