Një i dyshuar që po ndiqej në lidhje me vrasjen e tre grave, është kapur në një hapësirë varrezash në Angli.
Kyle Clifford, 26-vjeçar, është dërguar në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të komentatorit të garave në BBC, John Hunt, në shtëpinë e tyre në Bushey, Hertfordshire.
Policia pas kërkimeve lëshoi një deklaratë duke thënë se këtë pasdite Kyle Clifford u gjet në zonën Enfield nga oficerët.
“Ai është duke marrë trajtim mjekësor pasi u gjet me lëndime. Nuk ka pasur të shtëna nga policia”, thuhej tutje në njoftim.
Carol Hunt, 61-vjeçare, Hannah Hunt, 28-vjeçare dhe Louise Hunt, 25-vjeçare, u gjetën të plagosura rëndë në një shtëpi në Ashlyn Close, Bushey, pak para orës 19:00 të martën, dhe të tria vdiqën në vendngjarje.