Site icon PrishtinaPress

Angelina Jolie jep dorëheqje nga roli si ambasadore e OKB-së

Pas dy dekadash pune me UNHCR-në, Angelina Jolie ka dhënë dorëheqjen nga roli i saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë.

Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të përbashkët. Sipas saj, Angelina Jolie “po ecën përpara për të punuar në një gamë më të gjerë të të drejtave të njeriut”.

Jolie tha se “Unë do të vazhdoj t’i kushtoj të gjitha forcat në vitet e ardhshme për mbështetjen e refugjatëve dhe atyre që janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre”. Ajo shtoi se ka në plan të punojë “ndryshe” së bashku me organizatat lokale të refugjatëve.

Aktorja mori pjesë në më shumë se 60 misione për të dëgjuar histori të njerëzve, histori dhimbjeje, shprese dhe forcë. Së fundmi, ajo kishte vizituar Burkina Fason dhe Jemenin.

Në një artikull të publikuar nga British Guardian më 28 nëntor, Jolie shprehu pakënaqësinë e saj të fortë për faktin se nuk është bërë asnjë përparim në çështjen e abuzimit seksual në zonat e luftës, ndërkombëtarisht.

“Ne takohemi dhe diskutojmë këtë tmerr, jemi dakord që nuk duhet të ndodhë më kurrë. Ne premtojmë ta zbatojmë këtë linjë. Por kur vjen koha për vendime të vështira dhe si t’i zbatojmë ato premtime, ne hasim në të njëjtat probleme pa pushim”.

Jolie filloi të vizitonte qendrat e refugjatëve në vitin 2001 dhe u bë ambasadore e vullnetit të mirë për këtë kauzë në të njëjtin vit./abcnews.al

Exit mobile version