Site icon PrishtinaPress

Anëtari i VV’së për homazhe tek varri i Enver Hoxhës, madje realizon një ‘intervistë’ me diktatorin

Shumë njerëz në Kosovë e duan dhe nuk e harrojnë kurrë diktatorin shqiptar Enver Hoxha, madje ka të tillë që e e nderojnë atë në 35 vjetorin e vdekjes, i tillë është edhe rasti i Bajram Binakut nga Peja, i cili ndryshe është në kryesi të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, transmeton Gazeta Metro.

Bajram Binaku i cili ishte një nga themeluesit e Vetëvendosjes në Pejë, duket se është mërzitur mjaftë shumë që diktatori shqiptar Enver Hoxha nuk është gjallë dhe të sheh gjendjen e shqiptarëve tani.

Ai në 35 vjetorin e diktatorit Hoxha ishte tek varri i tij për të bërë homazhe, madje sipas tij ai e realizoi një intervistë me ‘shokun Enver’, transmeton Gazeta Metro.

Anëtari i VV’së e quan ‘diktator të pashembullt’.

Për më shumë shikoni reagimin e tij të plotë në Facebook.

Exit mobile version