Site icon PrishtinaPress

Anëtari i VV-së: Prapë viktima në segmentin e nisur vite më parë të rrugës Podujevë-Prishtinë

Rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Një veturë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë, shkruan Indeksonline.

Driton Hyseni, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka reaguar në lidhje me këtë rast, duke fajësuar institucionet përgjegjëse për shkak të zvarritjes së punëve për të përfunduar aksin rrugor Podujëve – Prishtinë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Prap aksident, prap viktima në segmentin e nisur të zgjerohet vite më parë të rrugës Podujevë-Prishtinë.

Zgjerimi i papërfunduar e shkel e shko ka lehtësuar pak qarkullimin por njëkohësisht ka rritur rrezikun. Pa trotuare, pa sinjalizime, pa kufizime si duhet, me kyqje të shumta jashtë normave e pa ndriqim, thjesht kjo pjesë rruge është shembull i punës jokualitative dhe i keqqeverisjes.

Ngushëllime familjes së të ndjerit, përgjegjësi nga projektuesit e punëkryerësit!

Exit mobile version